Bledi Mane vazhdon të trazojë ujërat në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Tani që Luizi ndodhet i burgosur në “burgun” brenda shtëpisë, gazetari ka shfrytëzuar momentin për të biseduar me Kiarën. Bledi i ka sjellë në vëmendje moderatores një lidhje 10-vjeçare të Luizit.
Jo vetëm kaq, ai i ka thënë Kiarës së këngëtari ka hyrë shumë i frustruar në këtë format, duke u bazuar në gjërat që ai ka lënë pas në jetën e tij personale dhe profesionale.
Kujtojmë që akoma pa hyrë zyrtarisht në “Big Brother Vip”, kur përflitej që Bledi Mane do të ishte banori i ri, u tha gjerë e gjatë në rrjet që qëllimi i tij ishte vetëm një: T’i prishte lojën Luizit.
Këtë gjë Bledi e vërtetoi që në ditën e parë të qëndrimit të tij në shtëpi, pasi sapo u ngrit në mëngjes atë ditë ai u kap me këngëtarin.
Jo vetëm kaq sipas Mane Ejlli është “i paqëndrueshëm mendërisht”.