Bledi Mane për Qetsorin: Kam qenë në të njëjtin burg me të! Ai qëndronte në bodrum me hajdutët e pusetave

Gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP”, gazetari Bledi Mane ka folur shpesh për 3 eksperiencat e tij me burgun.

Ai ka qenë tre herë i arrestuar, por ai e tregonte këtë me krenari duke e nxjerrë në pah në çdo moment kritik të qëndrimit të tij në shtëpinë e famshme Big Brother VIP Albania.

Pas daljes së Bledi Manes, në shtëpi hyri Qetsori. Edhe ky i fundit ka patur një histori me qelitë e errëta. Por ndryshe nga Bledi, Qetsori duket se nuk e ka me shumë qef historinë e tij të arrestimi. “Nuk jam çun burgu unë! “, është shprehur ai.

Por për këtë duket se Bledi ka dashur të thotë fjalën e tij. Ai ka treguar se ka qenë në një burg me Qetsorin, por me një ndryshim mes tyre.

“Me Qetsorin kam qenë në burg, por me një ndryshim të vogël. Unë shërbeja të biblioteka e burgut lart në kat të tretë, ndërsa Qetsori qëndronte gjatë gjithë kohës poshtë të gjirizet, te bodrumi aty ku zakonisht izolohen xhepistët dhe hajdutët e pusetave”, janë fjalët e Bledi Manes.

Në janar të vitit 2012, Qetsori u akuzua nga Policia me akuzën e vjedhjes dhe u la i lirë pak ditë më vonë. Qetsori u akuzua për vjedhjen e disa tubave prej hekuri në pronësi të Ndërmarrjes së Ujësjellësit. Sipas akuzës, Qetsor Ferunaj kishte marrë tre punëtorë për të nxjerrë tubacionet, që kishin shërbyer para viteve 1990 për vaditjen e agrumeve në zonën e Orikumit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top