Intervistë e gjatë i Zvonimir Boban në mikrofonat e Radio Deejay. I ftuari i Ivan Zazzaroni dhe Fabio Caressa gjatë transmetimit: “Deejay Football Club”, ish-lojtari i kuqezinjve preku tema të ndryshme.
“Unë e kuptoj që njerëzve nuk u pëlqejnë mendimet e imponuara, por unë nuk imponoj, unë them mendimin tim. Më duhet të them atë që mendoj, edhe për të mirën e Milanit. Por nuk jam unë ai që i tërheq telat, e kam fjalën time si gjithë të tjerët. Edhe njerëzit që shikojnë ndeshjet mendojnë në të njëjtën mënyrë nëntë nga dhjetë herë”.
“Kishte një problem sepse thashë që Milani nuk luajti mirë për një orë kundër Bayer Leverkusen. Kushdo që thotë se luajti mirë, nuk kupton asgjë nga futbolli. Nëse ky është problemi, çfarë mund të bëj?”