Bolonja dhe Juventusi festojnë nga shtëpia, fitorja e Atalantës iu siguron matematikisht zonën Champions

Atalanta ka fituar me shifrat 2-1 kundër Romës në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të Serisë A.

Falë këtij triumfi, Bolonja dhe Juventusi kanë siguruar matematikisht zonën Champions për sezonin e ardhshëm.

Ndërsa për vendin e mbetur do të luftojnë Atalanta dhe Roma.

Rikujtojmë që kanë mbetur edhe dy javë për tu luajtur, ndërkohë që bergamaskët kanë tre ndeshje, edhe një të prapambetur me Fiorentinën.

Back To Top