Shkëmbim spektakolar.
Inter e ka nisur mjaftë mirë merkaton e verës duke siguruar afrimin e Marcus Thuram dhe Davide Frattesit.
Por nuk mbaron me kaq, pasiqë Neroaxurët po punojnë edhe për përforcime të tjera dhe sipas raportimeve të fundit zikaltrit kanë piketuar goditjen e rradhës.
Sipas Calcio Mercato, Inter dhe Bayern kanë nisur bisedimet për një shkëmbim mes Denzel Dumfries dhe Benjamin Pavard.
Neroaxurët e kanë piketuar Pavard si zëvendësuesin ideal të Skriniar, ndërsa Bavarezët kanë shfaqur interesim për Dumfries, pasiqë Mazraoui pritet të largohet nga Allianz Arena.
Pengesa e vetme për tu realizuar ky operacion është paga e Pavard prej 6 milionë eurove në sezon. Mbrojtësi francez do të duhet të ul pagën e tij në mënyrë që t’i bashkohet Interit.