Bomba e merkatos: Viktor Gyokeres transferohet te gjiganti italian për €70m

Viktor Gyokeres transferohet në Serie A.Përveç klubeve të Premier League, në garë për Viktor Gyökeres futet seriozisht edhe Juventus.“Corriere dello Sport” raporton se Juventus, brenda pak ditësh do t’i dorëzojë Sporting Lisbon një ofertë prej 70 milionë eurosh për sulmuesin suedez.

Edhe pse presidenti i Sporting Lisbon, Frederico Varanda, në një prononcim për mediat ka thënë se nuk do pranojë asnjë ofertë më pak se 100 milionë euro për Gyökeres, propozimi i Juventus për 70 milionë euro është më seriozi dhe konkreti që ka marrë deri tani.

Arsenal ofron deri në 55 milionë euro, edhe pse ka pëlqimin e vetë Gyökeres për t’u transferuar tek ekipi londinez.

Manchester United në anën tjetër ka ofruar deri në 65 milionë euro, por ka qenë vetë sulmuesi suedez që ka lajmëruar agjentin e tij të njoftojë “Djajtë” se nuk është i interesuar të transferohet tek ata.

Mesa duket “telenovela” me emrin “Gyökeres” do vazhdojë të jetë kryeqendra e kësaj merkatoje.Por ajo që mund të thuhet me siguri, largimi i suedezit nga Sporting Lisbon do të ndodhë me patjetër brenda afatit kalimtar të kësaj merkatoje verore.

Viktor Gyokeres transferohet në Serie A.

Përveç klubeve të Premier League, në garë për Viktor Gyökeres futet seriozisht edhe Juventus.

“Corriere dello Sport” raporton se Juventus, brenda pak ditësh do t’i dorëzojë Sporting Lisbon një ofertë prej 70 milionë eurosh për sulmuesin suedez.

Edhe pse presidenti i Sporting Lisbon, Frederico Varanda, në një prononcim për mediat ka thënë se nuk do pranojë asnjë ofertë më pak se 100 milionë euro për Gyökeres, propozimi i Juventus për 70 milionë euro është më seriozi dhe konkreti që ka marrë deri tani.

Arsenal ofron deri në 55 milionë euro, edhe pse ka pëlqimin e vetë Gyökeres për t’u transferuar tek ekipi londinez.

Manchester United në anën tjetër ka ofruar deri në 65 milionë euro, por ka qenë vetë sulmuesi suedez që ka lajmëruar agjentin e tij të njoftojë “Djajtë” se nuk është i interesuar të transferohet tek ata.

Mesa duket “telenovela” me emrin “Gyökeres” do vazhdojë të jetë kryeqendra e kësaj merkatoje.

Por ajo që mund të thuhet me siguri, largimi i suedezit nga Sporting Lisbon do të ndodhë me patjetër brenda afatit kalimtar të kësaj merkatoje verore.

Back To Top