Lajm bombastik nga Italia, Franck Kessie rikthehet në Serie A. Mesfushori i Barcelonës, Franck Kessie është njëri nga lojtarët më të përfolur muajt e fundit
Kessie u transferua te Barcelona me parametra zero, pas pesë sezoneve me fanellën e Milanit.Edhe pse arriti ta fitojë La Liga-n në sezonin e tij të parë me Blaugranët, Kessie nuk bën pjesë në planet e Xavit dhe do të largohet nga Camp Nou gjatë kësaj vere.
Zërat për rikthimin e tij në Serie A, sa vijnë e shtohen, ndërsa Calcio Mercato ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter synon afrimin e Kessie.Pas përfundimit të Championsit, Interi do të nisë nga puna javën e ardhshme përsa i përket merkatos së verës.Kessie është objektivi kryesorë dhe Neroaxurët janë të gatshëm të shpenzojnë 30 milionë euro për kartonin e ivorianit.