Lukaku largohet nga Interi, por jo nga Serie A.
Inter mbrëmë triumfoi ndaj Milanit me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve dhe Neroaxurët janë me një këmbë në finalen e Stambollit.
Romelu Lukaku u inkuadrua në lojë në minutën e 70 duke e zëvendësuar Dzekon. Belgu ka shënuar një ngritje në formë, por Inter nuk planifikon ta blejë kartonin e tij në verë.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Lukaku do të largohet nga Interi, por jo nga Serie A.
Sipas Calcio Mercato, Napoli e ka piketuar Lukakun si zëvendësuesin ideal të Victor Osimhen.
Napoletanët janë të gatshëm të shpenzojnë 50 milionë euro për kartonin e Lukakut, shifër të cilën Chelsea sipas të gjitha gjasave do ta pranoj.