Category: Sport

U transferua te Egnatia, reagon për herë të parë Frederic Veseli

Frederic Veseli ishte “bomba” e merkatos në Superiore, duke firmosur me Egnatian. Kampionët e Shqipërisë ia dolën që të transferonin mbrojtësin e Kombëtares, me këtë të fundit që nënshkroi kontratë 2-vjeçare. Për herë të parë pas këtij transferimi ka reaguar dhe vetë futbollisti. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, qendërmbrojtësi shprehet i lumtur […]

Për “pazar” në Serie A, PSG vihet pas “bomberit” të Inter

Vetëm një sezon, në “Meazza” i mjaftoi për të treguar vlerat e tij. “Bomberi” francez, Marcus Thuram mund të jetë i sakrifikuari i radhës, në merkaton e “Zikaltërve”, të Inter, me “gjigantët” e Paris Saint-Germain, që janë duke kërkuar vazhdimisht informacion për 26-vjeçarin, të cilin në “Parc des Princes” e shohin si zëvendësues perfekt të […]

TRAGJIKE/ Sulmet e Izraelit në Gaza, futbollisti 21-vjeçar mbetet i vdekur së bashku me 9 familjarët e tij

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në Rripin e Gazës, aty ku ditën e djeshme (e martë), Izraeli “vërshoi” me sulme ajrore. Nga ky sulm ka mbetur i vdekur mesfushori palestinez, 21-vjeçari Imad Abu Tima. Por tragjedia vazhdon më tej, pasi bashkë me futbollistin kanë mbetur të vdekur edhe 9 familjarë të tijët. Një […]

E priten Messin për të dalur në fushë, video është bërë virale në rrjetet sociale

Kombëtarja e Argjentinës shënoi fitore të thellë 6:0 ndaj Bolivisë, e vlefshme për fazën para-kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Një video në rrjetet sociale po bëhet virale ku shihet Lionel Messi duke dalur nga dhomat e zhveshjes, shkruan LIG Sport Messi filloi të buzëqeshte, kur pa bashkëlojtarët e tij duke e pritur atë për […]

Europiani Shqipëri-Serbi/ “Dardanët” thirrje Dukës: Me hasëm shekullor marrëveshje s’ka! Kreu i FSHF: Fiton edhe Kosova!

Vazhdon debati lidhur me marrëveshjen për Kampionatin Europian 2027 për moshat U-21. Shqipëria dhe Serbia kanë hedhur kandidaturë të përbashkët për të bashkëorganizuar Kampionatin, por në Shqipëri ka pasur shumë reagime lidhur me çështjen. Debati lidhur me çështjen ka nisur disa muaj më parë. Të parët që reaguan ishin “Tifozat kuqezi”, me anë të një postimi […]

15 gola nga Flamurtari dhe 6 nga Kukësi, spektakli i Kupës së Shqipërisë, mësohen çiftet e fazës 1/16

Kanë përfunduar ndeshjet e fazës 1/32 të Kupës së Shqipërisë. Në këtë raund merrnin pjesë 2 ekipet e renditura në vendin e 9-të dhe të 10-të të “Abissnet Superiore” në Sezonin 2023-2024 si dhe 12 ekipet pjesëmarrëse në kampionatin e Kategorisë së Parë në Sezonin 2023-2024, 16 ekipet e renditura në tetë vendet e para […]

Back To Top