“Çdo pikë e fituar është flori”, Veselinovic para Skënderbeut: Ja cilët lojtarë do të luajnë nesër

Partizani do të luajë këtë të mërkurë në transfertë përballë Skënderbeut, ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Skënderbeu”, nis në orën 17:00.

Në prag të kësaj ndeshje ka folur trajneri i “Demave”, Aleksandar Veselinovic. Ky i fundit vlerëson maksimalisht ekipin korçar, teksa tregon dhe mbi gjendjen aktuale të ekipit të tij.

Gjendja e skuadrës dhe cili është plani B duke ditur edhe mungesat?

Sigurisht që kemi një plan për ndeshjen nesër. Sot do të zhvillojmë edhe stërvitjen e fundit. Kemi probleme me disa lojtarë të cilët janë të skualifikuar si pasojë e kartonave. Gjithashtu në stërvitjen e sotme do të shikojmë edhe gjendjen e disa lojtarë të cilët kanë shfaqur probleme. Por ndeshjen nga minuta e parë sigurisht do ta nisin ata që kanë kondicionin e duhur fizik.

E keni analizuar Skënderbeun dhe si vlerësoni kundërshtarin?

Kam respekt për Skëndërbeun, sikurse për të gjitha klubet e tjera. Janë një skuadër me ambicie. Në dy ndeshjet e fundit ndaj Bylis dhe Elbasanit ata kanë luajtur mjaft mirë. Sidomos ndaj Elbasanit ata luajtën për shumë minuta me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Premçit. Edhe pse në inferioritet numerik ata luftuan për të marrë tre pikët ndaj Elbasanit. Janë një ekip i mirë me kualitet, por ne duhet të mendojmë për vetën tonë. Kolegu im Gvozdenoviç ka një kohë të gjatë në krye të kësaj skuadre. Ka ide të qarta, Skënderbeu është një ekip i stabilizuar. Jam i sigurtë që do të gjejmë një atmosferë pozitive dhe një terren të mirë.

Prisni një ndeshje agresive nesër apo të kujdesshme?       

Çdo skuadër ka ambicjet e saj . Në futbollin modern pa agresivitet, pa motivim nuk mund të bësh asgjë. Eshtë normale që ata do të futen në fushë për të fituar. Në futboll janë prezente të 3 rezultatet fitore, barazim dhe humbje, do të shohim në fund çfarë rezultati do të prodhojë ndeshja. Në kampionatin shqiptar çdo javë është shumë interesante. Ne shënuam në Shkodër në minutën e 92, Laçi shënoi ndaj Tiranës në minutën e 98, këto gjëra ndodhin në futboll. E kam thënë shpesh kur kam dal përpara jush në kampionatin shqiptar në këtë sezon çdo pikë e fituar është flori.Kjo është shumë pozitive për futbollin shqiptar

Partizani është në krye , pika më e fortë e juaja?

Çdo skuadër ka kualitetetet, përshtatjet dhe idete e veta. Kanë stile të ndryshme të lojës. Partizani është një prej skuadrave më të reja të kampionatit, përsa i përket moshës së lojtarëve. Edhe për vendin e parë duhet të presim deri në fund të sezonit. Janë 10 skuadra dhe të gjitha janë të afta të fitojnë ndeshjet. Ti mund të luash shumë mirë deri në muajin prill. Në këtë muaj mund të dëmtohen lojtarët kryesorë dhe mund të humbasësh gjithë sezonin. Ky është një rrezik i madh për të gjitha ekipet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top