“Çekia është rivali më i fortë”, Ramadani i bën thirrje tifozëve: Ju lutem mos hidhni gjëra në fushë, jeni lojtari i 12-të

Shqipëria po bëhet gati për sfidën me Republikën Çeke e vlefshme për kualifikueset e Europianit, “Gjermani 2024”. Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, u shpreh se skuadra do të kërkojë të marrë maksimumin dhe gjithashtu ka dhe një kërkesë për tifozët.

“Nëse arrijmë Europianin është një gjë e madhe për mua, për gjithë Shqipërinë, për familjen time. Atje në Itali jam duke bërë mirë dhe besoj të vazhdoj kështu.

Kemi ardhur me mentalitetin e duhur. Kur e kemi mbaruar ndeshjen me Poloninë, një ndeshje e vështirë. Me Çekinë është ndeshje e vështirë gjithashtu, kanë pësuar vetëm dy gola. duhet të hyjmë me qasjen e duhur, pa eufori dhe të marrim rezultatin pozitiv.

Normalisht ndeshja në shtëpi është më ndryshe. Kemi tifozët tanë që na përkrahin dhe ne do të hyjmë që të fitojmë ndeshjen.

Unë isha i fokusuar te ndeshja me Sasuolon sepse dhe na duhen pikë atje. Por kur mbaron ajo ndeshje vëmendja kalon automatikisht te Kombëtarja.

Është hap i madh për mua sepse Seria A është kampionati i dytë më i fort që në botë. Këtu ku jam dua të jap maksimumin. Shpresoj që dhe me Çekinë të jap maksimumin.

Kë do tërhiqja në kampionatin italian? Të gjithë. Që ta bëjmë skuadrën sa më të fortë.

Ne do hyjmë për më shumë sepse kemi tre finale. Do të hyjmë të bëjmë maksimumin dhe e dimë se çfarë na pret po morëm rezultatin pozitiv.

Siç thashë janë tre finale. Llogaritë do të bëhen më vonë. Sikur dhe dy ndeshjet e tjera do të shpresojmë të bëjmë mirë. Llogaritë do t’i bëjmë në fund.

Ne jemi profesionistë. Çdo herë ka presion në çdo ndeshje. Nuk duhet të bëjmë ndonjë gjë që të na dëmtojë. Nga minuta e parë duhet të tregojmë kujdes.

Çekia është në vendin e dytë dhe janë ekip më të fortë fizikisht. Normalisht që është kundërshtari direkt.

Interesi i lartë i tifozëve? Kjo do të thotë që është përkrahje shumë e madhe për ne dhe shpresojmë mos t’i zhgënjejmë. Të bëjmë si në ndeshjen e fundit. Dua t’i falënderoj të gjithë shqiptarët anë e mbanë ku janë që vijnë të na mbështesin. Duhet t’ia kthejmë në fushë.

Do iu lutesha tifozëve të mos hedhin gjëra në fushë sepse ata janë lojtari i 12-të i joni dhe na duhen për ndeshjet e radhës. Kjo do ishte mirë që të jenë me ne gjithmonë. Nuk duam t’i humbim për këto hedhje në fushë”, u shpreh Ramadani në konferencën për mediat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top