Çështja e tifozëve, Antimafia heton Interin dhe Milanin

Sipas asaj që raporton “La Stampa”, pas hetimit “Tifozeria e dyfishtë” nga Prokuroria e Milanos, që çoi në eliminimin e drejtuesve të lartë të ultrasve të Milanit dhe Interit, Komisioni Antimafia është i gatshëm të ndërhyjë.Dokumentet që kanë të bëjnë me hetimet tashmë janë marrë dhe zyrtarisht do të paraqitet kërkesa për një komision që do të merret me këtë çështje. “Duhet të përballemi me një problem që nuk është vetëm milanez shtoi Verini. Dihet që kjo situatë ekziston në shumë stadiume italiane, në një kombinim shumë të rrezikshëm mes ultrasve dhe krimit të organizuar. Dhe klubet shpesh mbyllin një sy”. Situata është deri diku e qartë. Tifozët bënin presion dhe klubet shpesh detyroheshin t’u plotësonin kërkesat për të mos i pasur kundër.

VENDIMI – “Kryetarja e Komisionit, Kiara Kolozimo, më ka komunikuar tashmë në mënyrën më të shkurtër të mundshme se do ta pranojë kërkesën time bëri të ditur kreu i grupit të PD-së Valter

VERINI – prandaj ka gjasa që pas leximit të shkresave të vazhdojmë me dëgjimet e presidentëve të klubeve milaneze dhe të njerëzve të dobishëm për rindërtimin e ngjarjeve”. Kështu lindi ideja e një Komiteti që do të trajtonte në një kohë të caktuar çështjen e krimit në stadium, marrëdhëniet me krimin e organizuar, përgjegjësitë e tifozëve dhe çfarë duhet bërë për të eliminuar këto fenomene. “Natyrisht që nuk duam të zëvendësojmë magjistraturën që bën rolin e saj vazhdoi senatori siç bën edhe Policia”.

Në këto kushte është e qartë se autoritetet duan të jenë sa më të qartë dhe të zbërthejnë situatën për të verifikuar përgjegjësinë e Milanit dhe Interit që në rast se zbulohen fajtorë mund të ndëshkohen me sanksione që variojnë nga gjobat e deri te pezullimet për të punësuarit e inkriminuar.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top