Indrit Tuci është ftuar për ndeshjet e muajit tetor, ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Lajmin e bëri të ditur faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit, shkruan LIG Sport

Tuci është ftuar për shkak se Myrto Uzuni ka pësuar një lëndim muskolar.

Sulmuesi i Sparta Pragës është ftuar për herë të parë me ekipin e parë të Kombëtares së Shqipërisë dhe do të jetë në dispozicion për dy ndeshjet e muajit tetor.

24-vjeçari gjatë këtij edicioni në elitën e futbollit çek ka zhvilluar pesë ndeshje, ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asist.