Çfarë mundësie e artë për Brojën | Pochettino i ka treguar se do t’i besojë në sezonin e ri

Armando Broja është kthyer nga dëmtimi i gjatë.

Sulmuesi shqiptar këputi ligamentin në dhjetor të vitit që lamë pas dhe tani u rikthye te Chelsea, atje ku gjeti trajner tjetër, Pochetinon.

Ky i fundit ka marrë sinjale pozitive nga rikthimi i Brojës. Pavarësisht se londinezët janë të hapur për të nënshkruar me një sulmues tjetër, mediat britanike raportojnë se Pochetino do t’i fillojë miqësoret duke hedhur Armando Brojën në sulm.

Edhe pse Mauricio Pochettino është i hapur për nënshkrimin e një sulmuesi shtesë, ai së pari do t’i japë mundësi Armando Broja së bashku me nënshkrimet e reja Christopher Nkunku dhe Nicolas Jackson.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top