Sabiani, këngëtar i njohur dhe ish-konkurrenti i “Big Brother VIP 1”, ka kërkuar këtë të mërkurë që vajza e tij të dalë nga emisioni.shih videon
Edhe më herët ai është shprehur kundër lojës që Keisi po bën në “Big Brother”, veçanërisht lidhja me Kristin. Nisur nga ngjarjet e fundit dhe përjashtimi i Ermionës paraditen e sotme, Sabiani ka kërkuar që edhe vajza e tij të dalë nga ai emision.
“Emriona merre dhe gocen time me vete kur te dalesh”, shkruan Sabiani mbi një video të publikuar në llogarinë e tij në Instagram. Edhe banorë të tjerë janë përjashtuar apo kanë lënë në mes lojën, duke futur në udhëkryq “Big Brother VIP”.
Këto largime dhe vendimet e produksionit në disa raste janë kritikuar nga ndjekësit në rrjetet sociale. Madje, në një rast është protestuar dhe pranë ambienteve të shtëpisë së “Big Brother”.
Pas këtij vendimi, Ermiona bëri gati valixhet e ndërkohë teksa po komunikonte me Luizin, i bëri të ditur se do takohen jashtë. Madje, ajo u bëri thirrje njerëzve që të votojnë Luizin.shih videon
Ermiona: Është gjithçka shumë e shëmtuar. O Zot të gjithë votoni këtë djalë. Ik merru vetë më këto hiena.Luizi: kjo është lojë nervash. Luizi: Ti bie në kategoritë e këtyre.
Ermiona: Unë po iki në shtëpinë time, më presin gjëra të reja. Është 1 mars, e kam gjithë muajin përpara, kam një vajzë që më pret, kam njerëz në Itali.