Migen Memelli debutoi në stolin e Vllaznosë me një humbje 3-1 në Conference League ndaj Linfield në Irlandën e Veriut. Tekniku i kuqebluve ka rezerva për pjesën e dytë dhe pranon se skuadra u ndëshkua nga gabimet individuale.
“I bëmë gjërat mirë në pjesën e parë, u treguam skuadër e kujdesshme. Por ajo çka nuk bëmë mirë në pjesën e dytë është që ramë pak nga tempi i ndeshjes dhe u ndëshkuam në momentin më të mirë tonin kur po mundoheshim të menaxhonim kundërshtarin. E parë në këndvështrimin e lojës kemi bërë gabime individuale që do të mundohemi t’i rregullojmë në ditët në vijim”, tha Memelli.
https://www.facebook.com/watch/?v=818258132962365
Goli i Juriç mban në lojë shkodranët për kualifikimin, te i cili beson edhe Memelli, që kërkon edhe ndihmën e tifozëve.
“Besojmë se është një rezultat që na mban në lojë dhe shpresojmë që në ndeshjen në Shkodër të bëjmë maksimumin për të rihyrë në lojë se është një rezultat me dy gola diferencë. Në Shkodër do të bëjmë maksimumin për të ecur përpara.Ne na takon të bëjmë maksimumin në Shkodër dhe besoj se stadium do të jetë i mbushur për të na ndihmuar”, tha tekniku kuqeblu.