Daku në majën e sulmit dhe Ismajli në vend të Gjimshitit, formacioni i mundshëm i Kombëtares ndaj Çekisë

Në orën 20:45 të gjithë do të jenë “sy e veshë” nga Praga, aty ku kombëtarja shqiptare do të përballet me Çekinë. Në “Epet Arena”, kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho do të synojnë fitoren ndaj kundërshtarëve të tyre.

Për këtë takim, braziliani ka punuar prej ditësh, ndërsa në stërvitje ka provuar module të ndryshme. Por pavarësisht kësaj, Sylvinho nuk pritet të bëjë shumë ndryshime, përveç zëvendësimeve të Gjimshitit apo Rey Manajt që mungojnë për arsye dëmtimi.

Kështu në vend të kapitenit pritet të vendoset Ardian Ismajli, i cili po kalon një formë të mirë me Empolin në Serie A. Ndërkohë sulmi do t’i besohet Mirlind Dakut.

Formacioni i mundshëm: Strakosha, Hysaj, Kumbulla, Ismajli, Mitaj, Ramadani, Laçi, Aslani, Asani, Bajrami, Daku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top