Dardan Kapiti shpallet “MVP i Javës”

Qendra e Trepçës, Dardan Kapiti është zgjedhur lojtari më i mirë për xhiron e shtatë të Superligës së Kosovës në basketboll, e cila përfundoi të hënën.

FBK-ja, ka njoftuar të martën se Kapiti është shpallur “MVP i Javës” pasi e kishte indeksin 30-të, më të lartin prej të gjithë lojtarëve.

Kapiti që luan qendër regjistroi 18 pikë, 15 kërcime e 2 asistime në fitoren e Trepçës ndaj Borës, ndërsa është përfshirë edhe në pesëshen më të mirë të xhiros.

Krahas Kapitit, vend në ekipin më të mirë të javës kanë zënë edhe Terrell Brown e Gëzim Morina të Yllit, pastaj Lejson Zeqiri i Bashkimit dhe Trey Anderson i Vëllaznimit.

Brown pari 24 pikë, 3 kërcime e 4 asistime në fitoren e Yllit ndaj Prizrenit, ndërsa Morina shtoi 16 pikë, 5 kërcime e 4 asistime.

Zeqiri me 18 pikë, 5 kërcime e 2 asistime ishte më i dalluari në fitoren e Bashkimit ndaj Pejës, ndërsa Anderson i Vëllaznimit pati 22 pikë, 6 kërcime e 1 asistim në triumfin ndaj Sigal Prishtinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top