Përmes një deklarate të lëshuar, familja e futbollistit, George Baldock ka kërkuar nga mediat që të respektojnë privatësinë e tyre.
George Baldock nuk jeton më, pasi 31-vjeçari dha frymën e fundit pasditen e së mërkurës në Glyfada. Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së tij, ndonëse të dhënat e para flasin për atak në zemër.
Pak orë pas njoftimit të ngjarjes tragjike, familja e viktimës ka dalë me një deklaratë. Ata thonë se të gjithë janë të shokuar, ndërsa në të njëjtën kohë kërkojnë nga mediat që të respektojnë privatësinë e tyre.
“Mund të konfirmojmë se George ka ndërruar jetë fatkeqësisht. Si familje jemi të tronditur nga kjo humbje e tmerrshme. Kërkojmë që mediat të respektojnë privatësinë tonë në këtë moment”, thuhet në deklaratën e familjes.
/GazetaBlic Sport