Shqipëria humbi përballë Çekisë mbrëmjen e djeshme me rezultatin e pastër 2-0 në një ndeshje ku kuqezinjtë ishin larg shkëlqimit me të cilin jemi mësuar. Dukej pak e çuditshme, por të gjithë lojtarëve edhe trajneri Sylvinho, ‘njëzëri’ i kushtuan shumë rëndësi faktit që “kundërshtarët tani na vlerësojnë dhe studiojnë e për këtë duhet të jemi krenar”.
Deklarata që lanë vend për diskutim në opinionin publik ku pati edhe shumë reagime. Ndër ta është edhe ish-futbollisti, Skerdi Bejzade, i cili ironizon teknikun brazilian i cili në një moment të prononcimit të tij tha, “Çekia luante sikur të kishte Brazilin përballë.”
“Ato çekët ishin shumë të mobilizuar tha. Po trajneri atë punë ka sidomos në kombëtare, mobilizimi, karikimi është gjëja kryesore. Ose t’i thotë gjatë lojës kundërshtarit mos luani fort se s’jemi Brazimi, jemi Shqipëria”, shkruan Bejzade.