Reali i Madridit është në alarm pasi dëmtimet kanë përgjysmuar ekipin e Ançelotit. Tekniku italian është takuar para pak orësh me Solarin dhe Sançezin për të biseduar për organikën e reduktuar që ka në dispozicion.
Trajneri italian për momentin mund të mbështetet në vetëm tre qendërmbrojtës (Rydiger, Militao dhe Vajeho) dhe një mbrojtës krahu të djathtë si Lukas Vazkez.
Mendohet se treshja do të takohet edhe me Florentino Perez për të bërë një panoramë të plotë të situatës dhe për ti kërkuar që të ndërhyjë në merkato. Perez thuhet se nuk është dakord për të investuar, por mund të bindet nga një e dhënë e thjeshtë. Realit do ti duhet që të rivalizojë për titujt e ndryshëm për plot 9 muaj…