Sot në Turqi luhet një nga derbit më të zjarrtë në botë dhe nga më të rivalizueshmit. Pa dyshim, sa herë përballen Galatasaray me Besiktas, qyteti i Stambollit “zien”.Derbi i Istanbulit do të luhet në darkë në Rams Park, stadiumi i vendasve të Galaatasaray-t. Skuadra e zaptuar nga shqiptarët, Besiktas vjen në super formë pasi ende nuk e ka shijuar humbjen në Trendyol Superlig. Në 8 ndeshje ka shënuar 6 fitore dhe 2 barazime. “Bardhezinjtë” vijnë me 20 pikë në xhep dhe moralin lart.
Mirëpo, si Ernest Muçi dhe Milot Rashica shihen jashtë planeve të teknikut holandez të turqve. Në formacionet e mundshme projektohen të tjerë futbollistë si titullar, ndërsa legjonarët duken se do të zënë stolin në këtë ndeshje të zjarrtë. Madje, njëri prej duo-s nuk dihet as nëse do të jetë në rezervat. Dihet që “ylli” i Kosovës ka qenë i lënduar, por nuk dihet nëse do të jetë plotësisht i gatshëm për të qenë nën urdhrta e Van Bronkhorst. Mediat e anadollit shkruajnë se me shumë gjasa sulmuesi dikur te Ëerder-i nuk do të jetë i rikuperuar plotësisht.
Ekipit të Muçit i mungon një qendërmbrojtës ekspert si Gabriel Paulista që ka eksperiencën e duhur për takime direkte si ky. Kjo është sfida e dytë mes dy rivalëve për këtë sezon pas atij degjenerimi 0-5 që “Luanët” e Stambollit pësuan në finalen e parë të ediucionit luajtur në stadiumin Olimpik ku u zhvillua finalja Inter-Manchester City.
Shpresojmë që futbollisti i kombëtares të aktivizohet dhe ekipi i tij të mposht sërish klubin e Icardit, Osimhen, Mertens, Torreira e “yjeve”të tjerë. Nëse skuadra e shqipatrëve fiton, hedh kandidaturë serioze për marrjen e titullit dhee përçarjen e dyshes big si Fener e Gallata.