Dëshira e vetme e Shqipërisë, një biletë për… Berlinin

Si ta gjejmë një biletë? Sa kushton një biletë? Pse nuk ka bileta? Pse përfunduan në treg të zi? Kush ka biletë?… Oh sa shumë është folur për biletat e ndeshjes së sotme.

Është një nga ato rastet e mbushura me mister se si avulluan 21 mijë bileta brenda pak orëve, por ama një gjë është e sigurt: biletën më të rëndësishme mund ta presë vetë Kombëtarja. Mjafton një fitore sot kundër Çekisë dhe praktikisht jemi të kualifikuar.

Natyrisht, matematika nuk do të na lërë të qetë ndoshta edhe për dy ndeshjet e tjera, por me 3 pikë ndaj rivalëve direkt Shqipëria prenoton udhëtimin për në Gjermani. Prandaj Kombëtarja shqiptare duhet të japë gjithçka në një stadium të tejmbushur.

Varet gjithçka nga skuadra e Silvinjos, nëse mbrëmjen e sotme e shndërrojmë në festë kombëtare apo do të duhet të zgjasë ankthi edhe për ndeshjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top