“Dhimbje koke” për Sylvinhon, titullari i mesfushës rrezikon sfidën me Çekinë

Kombëtarja shqiptare prej disa ditësh ka nisur përgatitjet për duelin me Çekinë, sfidë që do të luhet ditën e premte në “Epet Arena” në orën 20:45. Duel mjaft i rëndësishëm për kuqezinjtë që do të synojnë nfitoren për të tenetuar vendin e parë në grup në League B.

“Dhimbjet e kokës” për Sylvinhon sa vijnë e shtohet, kjo pasi Kristjan Asllani ka marrë një goditje në muskuj. Mesfushori është stërvitur veçmas ditën e djeshme dhe kjo “nge” alarmin nëse do të mund të jetë gati për duelin e të premtes.

Te stafi i Kombëtares shpresojnë që Asllani të mund të jetë gati, pasi në të kundër mungesa e tij do t’i prishte shumë punë Sylvinhon për formacionin. Kujtojmë se talenti kuqezi është një titullar fiks në formacionin e Kombëtares.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top