Barcelona shijoi një pasdite fantastike këtë të diel, teksa mposhtën në udhëtim Villarrealin me rezultat të thellë 5-1.
Sidoqoftë, kjo fitore u la atyre një shije të hidhur për shkak të lëndimit serioz që ka pësuar kapiteni i ekipit Marc-Andre Ter Stegen gjatë pjesës së parë.
Ter Stegen u pa në dhimbje të madhe menjëherë pas incidentit dhe u desh ndihma e personelit mjekësor për t’u larguar nga fusha.
Sipas informacioneve të para të Diario AS, zyrtarët e Barcelonës kanë frikë për portierin gjerman i cili rrezikon të humbasë pjesën e mbetur të sezonit dhe nëse konfirmohet lëndimi atëherë mund të mbetet jashtë fushave për nëntë muaj.