Diferencë e frikshme me të tjerët, Vlahoviç më i paguari/ Ja sa milionë përfitojnë lojtarët e Juves

Përveç përforcimeve të nevojshme, filozofia e Kristiano Xhuntolit, por edhe drejtuesve të tjerë të Juventusit është edhe ulja e pagave të lojtarëve.

Kjo situatë ka filluar që me largimin e disa lojtarëve vitet e fundit si Dybala e Kieza që peshonin shumë në bilancet e klubit. Por kush janë për momentin lojtarët më të paguar dhe më pak të paguar te “Zonja e Vjetër”? Në krye të listës është padyshim Dushan Vlahoviç.

Sulmuesi serb këtë sezon te Juventusi edhe falë pikave që ka në kontratë me “Zonjën” do të përfitojë 22 milionë euro. Menjëherë pas tij vijnë Bremer e Duglas Luiz që plotësojnë vendet e podiumit respektivisht me 9 dhe 8 milionë euro. Sakaq, lojtarët më pak të paguar te bardhezinjtë janë dy lojtarë që kanë ardhur nga skuadra e dytë. Savona dhe Ruhi përfitojnë të dy 370 mijë euro në sezon.

LISTA E RROGAVE

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top