Disiplina nuk kursen as Partizanin! Gjobë për Elbasanin e Skënderbeun, pezullohen dhe zyrtarë

Dënimit të Disiplinës nuk i kanë shpëtuar as Elbasani, Skënderbeu dhe Partizanit, të cilët janë gjobitur me shifra të konsiderueshme.

Ndërkaq, ka pasur edhe pezullime për disa ndeshje të zyrtarit të Elbasanit, Orlando Kastrati, ati të Kukësit, Bekim Kuli dhe ai i Flamurtarit, Alfred Ferko.

VENDIMET E DISIPLINËS:

AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës si dhe duke ofenduar dhe fyer zyrtarët dhe drejtuesit e FSHF, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.

Zyrtari i AF Elbasani, Orlando Kastrati, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, ndezje flakadanësh dhe mjeteve të tjera piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Zyrtari i FK Kukësi, Bekim Kuli, për sjellje jospotive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i Flamurtari FC, Alfred Ferko, për sjellje jospotive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i Mallakastra Sunday League, Ledjan Kapllanaj, për sjellje të dhunshme dhe kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/k të KDE, dënohet me 13 (trembëdhjetë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.

Lojtari i Vila L Sunday League, Rigers Mersini, për sjellje të dhunshme dhe shkelje të rregulloreve dhe ligjeve të lojës, në bazë të neneve 13 dhe 14/1/h të KDE, dënohet me 13 (trembëdhjetë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top