Pol Pogba mbushi dje 31 vjec, një ditëlindje jo si të tjerat, për të mos thënë që brenda tij kishte trishtim. Mesfushori francez u dënua me 4 vite skualifikim nga futbolli për shkak se u gjend pozitiv me doping dhe edhe apeli i tij hodhi poshtë mundësinë e reduktimit të dënimit.
“Unë kurrë nuk kam mësuar dhe kurrë nuk jam rritur kaq shumë në një vit. Sprovat që dërgon Allahu janë të pashmangshme dhe është e lehtë të shohësh vetëm të këqijat, por çfarëdo që të ndodhë, El hamdulilah. El hamdulilah për të mirën, të keqen, kohë të vështira dhe kohë të qeta”, ka shkruar francezi, i cili do të mbyllë së shpejti edhe aventurën e tij bardhezi duke qenë se Juventusi nuk mund ta aktivizojë dot më.