“Do bëhem më i suksesshmi në histori për Granadan”, Myrto Uzuni i “dashuruar” me tifozët: Më mbajnë në pëllëmbë të dorës

Myrto Uzuni vendosi që të largohej nga Ferencvaros për t’u transferuar në Spanjë te Granada në janar të vitit 2022. Teksa së fundmi, bomberi shqiptar është rikthyer të flasë për mediat hungareze, ku tregon aventurën spanjolle dhe marrëdhënien me tifozët.

“Ndihem shumë mirë këtu në Granada. Qyteti, tifozët dhe ekipi janë të shkëlqyer. Fatmirësisht loja po më shkon mirë. Kam shënuar 40 gola deri më tani, kështu që jam 4 gola larg të qenurit lojtari më i suksesshëm i klubit.

Jam pranë të përmendurit mes legjendave të klubit. Nuk është ekzagjerim të thuash se tifozët më mbajnë në pëllëmbë të dorës”, është shprehur sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top