Baton Zabërgja është padyshim njeriu i momentit te Dinamo.
Sulmuesi ka shënuar 5 gola dhe dhuruar 3 asiste në 12 ndeshjet e deritanishme. Performancë e kurorëzuar me dygolëshin ndaj Elbasanit në fitoren 5-0.
Në një intervistë për mediat kosovare, Zabërgja zbuloi edhe kujt ia dedikoi golat, ndërsa u shpreh se prezenca e Ilir Dajës në stol ka ndikuar jo pak tek ai.
“Së pari, për ndeshjen e djeshme, ishte dita ime, mbesa Enea Bujupaj festonte 5 vjetorin e lindjes dhe i premtova se do të shënoja gol për të dhe më vjen mirë që ndodhi”, Ardhja e profesor Dajës është ‘qershia mbi tortë’, padyshim që efekti i ardhjes së tij ka reflektuar jo vetëm tek unë, por tek të gjithë skuadra, kemi 10 ndeshje pa humbje“, tha mes të tjerash Zabërgja.