Mbrëmjen e djeshmë në shtëpinë e Big Brother banorët i bënë pyetje nga më të ndryshme njëri-tjetrit duke i shoqëruar me dënime nëse nuk përgjigjeshin.
Një nga pyetjet me spec që i ra Oltës ishte të tregonte vendin më të çmendur ku kishte kryer dashuri.“Dori im do jetë duke bërtitur tani, mos e thuaj mos e thuaj. Nuk do puth njeri në qafë unë tani për dënim kështu që do e them,” tha Olta.
“Ok mund të them që vendi më i sikletshëm, s’po them që ka vend të sikletshëm po rrethanat. Janë rrethanat. Mund të them që duke i dhënë makinës,” u përgjigj Olta, që la banorët pa fjalë.
Mëngjesin e sotëm, Olta Gixhari i ka thënë hapur Kiara Titos se i vjen inat që e çoi në nominim me Bledi Manen. Madje jo vetëm kaq, pasi aktorja i tha asaj se nuk e meriton që të shkojë në finalen e madhe të “Big Brother VIP2”.
Teksa ndodhej e shtrirë në dhomën e gjumit me Maestron dhe Kiarën aty pranë, Olta është shprehur se do t’i vinte shumë inat nëse ajo pa bërë asgjë të arrinte deri në finale.
“A mund të ma shpjegosh si do të vish deri në finale. Çdo në finale ti moj gocë. Si do të vijë kjo deri në finale? Çfarë ka bërë? Ka stabilizuar Luizin, kaq.
E di sa inat më vjen po të vish ti në finale. Unë edhe po e fitova, s’më del e keqja. Do të them ç’deshe në finale ti moj gocë,”-është shprehur Olta.