Dortmund rikthehet tek fitorja dhe në zonën Champions, Guirassy ‘zhyt’ St Paulin në krizë

Borussia Dortmund është rikthyer tek fitorja në kampionat.

Verdhezinjtë fituan 2-1 ndaj St Pauli për të harruar atë humbje të shkuar kundër  Union Berlin.

Një fitore tepër e vuajtur për skuadrën e Nuri Sahin që duhej të vinte minuta e 83-të për të gjetur golin e fitores.

Bnsebaini shënoi golin e epërsisë në pjesën e parë të sfidës. Gjithsesi miqtë reaguan me Smith, i cili vendosi baraspeshën në të 78-ën minutë.

Megjithatë, heroi i Dortmund, Guirassy mendoi për të shënuar golin e katërt personal këtë sezon, që rezultoi edhe i fitores për skuadrën e tij.

Falë këtij 3 pikëshi, Dortmund ngjitet në kuotën e 13 të tillave në zonën Champions, ndërsa St Pauli e 16-ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top