Dragan Stojkoviq e pret para tunelit dhe e përqafon kapitenin Granit Xhaka

Zvicra nuk e ka treguar lojën ashtu siç pritej në përballjen me Serbinë, duke pësuar humbje me rezultat 2:0 në kuadër të Ligës A të Kombeve.

Ndonjëherë nuk i shkon ekipit siç i ndodhi Zvicrës.

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka dhënë maksimumn por kur nuk e do, nuk e do.

“Selektori i Kombëtares së Serbisë në futboll, Dragan Stojkoviq, ka besuar se Granit Xhaka nuk do ta provokojë në Leskovc, siç ka bërë në Kampionatin Botëror që u mbajt në Rusi dhe Katar, gjë që në fund doli e vërtetë!”, – ka shkruar mediumi serb “Telegraf”.

Dragan Stojkoviq – Piksi e pret para tunelit dhe e ka përqafuar kapitenin e Zvicrës, Granit Xhakën.

“Vetëm që Piksi t’i shtrijë dorën dhe të shkëmbejë disa fjalë me të”, ka shkruar më tej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top