Drejtori i UKT Tiranë me anë të një komenti në rrjete sociale ka komentuar lojën e Luizit në Big Brother pas debatit me Dea Michelee.
Iv Shazivari mban postin e Drejtorit për njësinë nr 1 në Tiranë të UKT të emëruar nga Erjon Veliaj. Shazivari njihet si mbështetës i flaktë i Erjon Veliajt dhe Partisë Socialiste.
Komenti i Shazivarit për Luizin:
Maklok tipik që bën presion! Dhe per me teper me nje femer ! 🤮🤮🤮
Në një koment që pason i cilëson malokët Shpellarë
Ky koment bullizues dhe diskriminues nga një drejtues bashkie eshte totalisht i papranueshem. Kjo tregon që në krye të institucioneve janë vendosur militantë dhe njerëz që bëjnë ndasi krahinore.