Paris SG edhe njëherë tjetër trazon merkaton evropiane. Transferimet e Lucas Hernandez, Marco Asensio, Kang-in Lee dhe Milan Skriniar duket se nuk do të mbyllin merkaton e kampionëve të Francës.
Luis Enrique duket se ka kërkuar edhe të paktën dy lojtarë të tjerë në këtë merkato, njëri në sulm (mund të jenë dy nëse Mbappe largohet) dhe një tjetër në mesfushë, ku parisienët po mendojnë për lojtarë të Inter-it, Barcelona-s dhe Real Madrid.
Disa objektiva janë të komplikuar, si Tchouameni, lojtar që Real Madrid e ka cilësuar si të paprekshëm, por që në fund mund të përfshihet në operacionin Mbappe. Mbeten në plan të dytë, por gjithsesi të vlefshëm emrat e Nicolo Barella dhe Frenkie de Jong, që luajnë në dy klube me vështirësi financiare.
Një situatë që mund të shfrytëzohet nga PSG për të bindur Inter-in dhe Barçën me oferta të rëndësishme. Dhe flitet për një buxhet marramendës: 100 milionë euro. Është e qartë se nëse francezët do të arrinin në një shifër të tillë, vështirë se Inter-i dhe Barça do të refuzonin.