“Dua fitoren në Shkodër”/ Gruaja e Elvis Pupës tifoze e Luizit? Belina zbulon si qëndron e vërteta e kësaj deklarate

Ajo që bëri bujë para disa ditësh është fakti se gjatë telefonatës me Elvisin, Belina i thotë Elvisit se e do kupën në Shkodër, duke nënkuptuar se bën tifo për Luizin. Belina ka sqaruar për publikun se si qëndron e vërteta e kësaj deklarate.

Neada Muçaj: Pavarësisht se ti ke veshur një bluzë me foton e Visit, në momentin që ke patur një telefonatë me të, ke thënë që bën tifo për Luizin. Kjo sepse e ke patriot apo të pëlqen loja e tij brenda shtëpisë.

Belina Pupa: Unë nuk kam thënë që bëj tifo për Luizin, u kam thënë patriotin sepse para se të futej Elvisi në Big Brother, ne kishim një gjë si personale. Duke pasur faktin që themi për herë ti je nga e ke gruan, e ke parasysh kur thonë nga je ti? Elvisi ma ka mësuar këtë dhe themi nga është gruaja. Edhe para se të futej aty i thosha kupën e duam në Shkodër, tani a fiton Luizi a fiton Elvisi për mua s’ka rëndësi, mjafton që kupa të na vijë në Shkodër, kjo është ideja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top