Marco Alia është shpallur padyshim Lojtari i Ndeshjes luajtur në Elbasan. Portieri i Skënderbeut dhuroi pritje spektakolare në barazimin e korçarëve 1-1 me Elbasanin. Pritjet më decisive ishin ato të minutave të fundit që e shpëtuan për pak fare skënderbeun. 24 vjeçari u shpreh shumë i emocionuar në fjalimin e intervistës dhe madje u panë lotë në sytë e tij. Gardiani nga analistët në studio u shpall edhe Portieri i Javës.
“Duam Final-Four, dua të ndihmojë sa më shumë ekipin. Menaxheri im merret me ekipet e interesuara dhe lëvizjet e tjera nuk më interesojnë fare. Sa herë zbres në fushë jap maksimumin dhe përpiqem të ndihmojë sa më shumë ekipin. Bëra pritje të mira dhe dua që Skënderbeu të jetë sa më lart dhe si vjet të rifutemi mes 4 më të mirëve. Kështu mund të luftojmë për trofe.”, u shpreh Alia.