Valon Berisha shënoi dje gol në fitoren e ekipit austriak LASK Linz që militon në Austrian Bundesliga dhe gjithashtu në Conference League. Berisha ka shënuar mjaft gola për rolin e tij deri tani në Austri dhe po i pëlqen trajnerit të tij kjo gjë ndaj dhe po e aktivizon.
Mesfushori i “Dardanëve” që mungoi ndaj Qipros, gjeti veten direkt pas lëndimit në klubin austriak. Shënoi për të ekuilibruar gjërat e më pas i hapi rrugën e drejtë të trumfit të Linz në transfertën e vështirë nq qytetin Innsbruck. “Dardani” ka folur për kanalin ekskluziv autriak dedikuar sportit pas ndeshjes. Valoni është shprehur optimist, i lumtur për golin dhe mbi të gjitha q ëpo ndihmon ekipin.
“Fitorja e sotme vlen shumë. Jemi në rrugën e duhur dhe këtë e tregojnë rezultatet. Pas 3 pikëve normal do të ndihemi euforik. Të fitosh kundër Tirolit nuk është e lehtë. Mirëpo, këtë eufori dua t’ia përçojë tërë djemve të skuadrës që të jenë gati për takimin në ligën e Konferencës. Dëshiroj që edhe atje të fitojmë e të ruajmë trendin. Jam i lumtur për golin dhe për rendësinë që kam tek trajneri.”, u shpreh Berisha.