Kategoria e Parë ka mbyllur ditën e djeshme fazën e parë të kampionatit. Por për ekipet nuk do të ketë shumë kohë për tëe pushuar, pasi në fundjavë do të duhet të zbresin në fushë për të zhvilluar ndeshjet e javës së 12-të.
Kështu kjo javë do të luhet e ndarë në 3 ditë, të premte, të shtunë dhe të dielë. Në secilën ditë do të zhvillohen nga 2 takime, ndërsa të gjitha do të startojë në orën 14:00.
Apolonia – Vora dhe Lushnja – Korabi janë duelet e ditës së premte që do të hapin siparin e kësaj jave. Ndërkohë ditën e shtunë do të jetë radha e 4 ekipeve të tjera të sfidohen mes tyre. Erzeni – Kukësi dhe Kastrioti – Pogradeci marrin vëmendje ditën e shtunë.
Ndërkohë të dielën janë rezervuar dy takimet e fundit. Besa do të presë në shtëpi skuadrën e valbonës, ndërsa Burreli pret ekipin e Flamurtarit.