‘Duhej të mbulonte territor’, mediat italiane kursejnë Ismajlin me notën ndaj Interit

Empoli zhgënjeu totalisht ndaj Interit dhe përjashtim nuk bëri as Ardian Ismajli.

Mbrojtësi shqiptar qëndroi për 90 minuta në fushë me shiritin e kapitenit në disfatën 0-3.

Një humbje e ndikuar jo pak edhe nga mbetja me 10 futbollistë e skuadrës toskane. Kjo duket se ka ndikuar jo pak në performancën e Ismajlit.

Loja e 28-vjeçarit u vlerësua me notën 5.5 nga mediat italiane, duke e shoqëruar me fjalët: “Gjithçka ndryshon kur Empoli mbetet me 10 lojtarë. Ka më shumë territor për të zotëruar dhe nuk është e lehtë. Në disa situata ndërhyn me vonesë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top