Dy amerikanë janë bashkuar tek ekipi i basketbollit të meshkujve te Skënderbeu.
Bëhet fjalë për Daniel Nlandu Kiely dhe Marc Therson Jr Emile të cilët kanë firmosur për skuadrën korçare që luan në kategorinë e parë.
Sipas burimeve brenda klubit, ardhja e dy basketbollisteve amerikanë, njëri organizator e tjetri fundor do të bëjë të mundur kalimin e Skënderbeut në kategorinë e më të mirëve të basketbollit shqiptar
Edhe për trajnerin Ilir Nika, Skënderbeu ashtu si shumë ekipe të basketbollit në vend po kalojnë momente të vështira për shkak të mungesës së lojtarëve, ndaj ardhja e dy amerikanëve do të rrite së tepërmi nivelin e Skënderbeut
Pas volejbollit të femrave dhe meshkujve, ekipe që kanë në përbërje sportistë të huaj, klubi ka treguar kujdes edhe për basketbollin e meshkujve.