Dy shqiptarët i dhanë fitoren me golat e tyre, trajneri i klubit të Serisë A: Ibran e kam kritikuar në stërvitje, Çuni është shembulli

Arijon Ibrahimoviç dhe Marvin Çuni janë protagonistët e fitores së Frozinones ndaj Empolit në Serinë A dhe për trajnerin Euzebio Di Françesko, ky ishte një bast i rëndësishëm i fituar, pasi kishte hedhur në fushë një skuadër me shumë të rinj.

Të dy sulmuesit shënuan në ndeshjen e sotme dhe ai pas sfidës kishte elozhe për punën dhe rritjen që kishin pësuar së fundmi.

“Ibrahimoviç? Kush nuk bën, nuk gabon, djemtë duhet të reagojnë ndaj gabimeve dhe ai ka personalitet. Që një muaj më parë dëshiroja që ta bëja të debutonte, por ishte një rrezik. Kam parë rritjen e tij në stërvitje, ka marrë ndonjë kritikë, ka dëshirë që të rritet dhe nuk duhet të ndalet. Duhet të vazhdojë me përulësinë e periudhës së fundit.

Çfarë i kërkoj? Duhet të kuptojë kur të rrijë brenda dhe kur jashtë, që të ketë më shumë linja pasimi. Ai është më shumë mesfushor, por në momente të veçanta duhet të qëndrojë më i hapur si në stërvitje.

Goli i Çunit? Sulmuesit kanë dhënë gjithmonë gjithçka, në fund po shpërblehen dhe Çuni është shembulli. Ndeshjet janë pjesë e një rrugëtimi dhe sot e hodha në fushë ndonëse nuk është stërvitur shumë në periudhën e fundit”, shpjegoi Di Françesko për situatën e dyshes shqiptare që i solli një fitore shumë të rëndësishme skuadrës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top