Dybala nuk i bashkohet Argjentinës për ndeshjet kualifikuese të Botërorit, shkak dëmtimi

Paulo Dybala është larguar nga kampi i kombëtares së Argjentinës për kualifikueset e ardhshme botërore.

Sulmuesi i Romës thirret për herë të dytë radhazi nga trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, por një tjetër dëmtim do ta mbajë jashtë për ndeshjet kundër Venezuelës dhe Bolivisë.

Federata argjentinase konfirmoi se Dybala do të qëndrojë në Itali dhe do të fillojë rikuperimin e tij nga një dëmtim muskulor i marrë në seancën e fundit stërvitore përpara barazimit 1-1 të Romës me Monzën mbrëmë.

Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të Dybala, por lojtari shpreson të rikthehet për ndeshjen kundër Interit pas pushimit ndërkombëtar më 20 tetor.

/GazetaBlic Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top