Ilir Shaqiri ka qenë i ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio
ku ka treguar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën e tij si kryetar jurie në “Dancing With The Stars”
si dhe për marrëdhënien me konkurrentët.
Duke qenë se pas eleminimit nga DWTS, Juliana reagoi ashpër kundrejt kryetarit të jurisë,
tani që gjithçka ka mbaruar a janë sheshuar marrëdheniet mes tyre?
“Jo, nuk kam asnjë lloj fërkimi me askënd. Më kanë habitur këto deklaratat sepse janë përsëritur disa herë.
Unë kam thënë gjithmonë një gjë që baleti dhe kërcimi adhuron të flasi por i urren shumë fjalët. Ndoshta kjo është një gjë që ka qenë pengesa më e madhe e Xhulit.
Nuk e kuptoj në cilën frazë ose në cilin kontekst qenka prekur kaq shumë identiteti saj si femër,
si grua, si njeri themi dhe që unë e paskam ngacmuar.
Nëse dikujt duhet t’i thuash që ti nuk je e hapur sepse ti sparkatën nuk e bën, më thoni shqip se si mund ta definoj më mirë.
Gjithsesi ky edicion është fituar nga një person që e meritonte 100% fitoren. Unë jam shumë i lumtur që e fitoi Enxhi!”, tha Iliri.