Mario Mitaj ditën e djeshme shënoi golin e parë me fanellën e Al Ittihad në Arabinë Saudite. Lojtari i Kombëtares shqiptare gjeti golin në minutën e 81-të të takimit, ku shënoi golin e 3 në fitoren 3-1 ndaj Al Qadisiya.
Një gol spektakolar nga shqiptari, i cili “çmend” arabët. Mitaj tashmë ka reaguar për herë të parë për këtë gol. Mbrojtësi shpehet shumë i lumtur për golin dhe fitoren e ekipit të tij, ndërsa falenderon tifozët për mbështetjen.
“Fitore e madhe mbrëmë dhe shumë i lumtur për golin tim të parë. Faleminderit tigra për mbështetjen e mahnitshme”, shkruan Mitaj.