E BUJSHME/ Ardian Ismjali bie në radarët e Juventusit, skatët e bardhezinjve po e ndjekin nga afër kundër Çekisë

Bremeri pësoi një dëmtim të rëndë dhe ka lënë një boshllëk të madh në prapavijën e Juventusit. Bardhezinjtë kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e brazilianite dhe në listën e tyre është edhe Ardian Ismajli. Mbrojtësi shqiptar po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Empolin, duke ruajtur ecurinë e tij mjaft pozitive në Serinë A.

Paraqitjet e futbollistit 28-vjeçar kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesëve të Juventusit, të cilët po e mbajnë nën vëzhgim. Në fillim të ndeshjes së sotme mes Republikës Çeke dhe Shqipërisë, komentatori Alban Xhihani konfirmoi në “TV Klan” se skatë të klubit italian janë në stadium për të ndjekur nga afër Ismajlin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top