E BUJSHME/ Arrihet marrëveshja, sulmuesi që shkëlqeu te skuadra e Ilir Dajës do të huazohet në Serinë A

Futbollisti shqiptar i Kosovës, Ermal Krasniqi do të huazohet te skuadra e Bolonja gjatë merkatos së janarit. Kështu ka njoftuar të mërkurën “prosport.ro”. Siç mëson sajti rumun, Bolonja me Kluzhin kanë rënë dakord që Krasniqi të huazohet deri në verë me mundësi të blerjes së kartonit të tij. 

Bolonja është e 11-ta në Serie A dhe ka një nga sulmet më të dobëta në ligë. 25-vjeçari është pjesë e Kluzhit prej janarit të këtij viti. Ai u transferua për 200 mijë euro nga Ballkani i Ilir Dajës, ku edhe shkëlqeu. Vlen të theksohet fakti se Krasniqi së fundi ka humbur vendin e titullarit te skuadra rumune. Ai ka asistuar vetëm një herë në shtatë ndeshje në Superligë të Rumanisë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top