Bavarezët për shopping në Milano.
Bayerni triumfoi në xhiron e dytë të Bundesligës duke e mposhtur Augsburgun me rezultat 3-1.
Përveç rezultateve në fushë, drejtuesit e Bavarezëve po punojnë për përforcime në merkato.
Sipas raportimeve të fundit, Bayerni synon transferimin e Pierre Kalulu nga Milani, pasiqë Pavard është shumë pranë largimit nga skuadra.
Bavarezët e kanë piketuar Kalulu-n si zëvendësuesin ideal të Pavard, i cili pritet ti bashkohet Interit.
Kalulu u transferua te Milani për 1.3 milionë euro, ndërsa për ta lënë të lirë Rosonerët kërkojnë më së paku 30 milionë euro, shifër kjo aspak problematike për Bayernin.