Kristjan Asllani kaloi një sezon për t’u harruar në atë që lamë pas. Mesfushori shqiptar e rriti ndjeshëm nivelin me kalimin e kohëve dhe po bënte gjithmonë mirë sa herë thirrej në apel nga Inzagi.
Megjithatë trajneri i Interi i besoi pak, pavarësisht se për drejtuesit zikaltër Asllani është mesfushori i së ardhmes dhe trajtohet si “thesar”. Kjo shihet edhe në merkaton e verës. Brighton është interesuar për të marrë shërbimet e Asllanit.
Kjo skuadër doli në vendin e 6 në Premier League dhe do të luajë në grupet e Europa League në këtë sezon. Megjithatë Interi ka kthyer përgjigje dhe i tregoi anglezëve se vetëm një ofertë e madhe do t’i bënte që të hiqnin dorë nga Asllani pasi për momentin, nuk është në treg. /