E BUJSHME/ Ilirida “akademi” për Kombëtaren, mesfushori nga Shkupi mund të vishet kuqezi

Si Federata Shqiptare e Futbollit ashtu dhe trajneri Sylvinho kanë nisur nga puna për të sjellë në Kombëtare emra të rinj. Shumë lojtarë janë përfolur për t’u veshur kuqezi, por më i mundshmi është e një lojtari nga Shkupi.

Bëhet fjalë për Sefer Emini, mesfushori 24-vjeçar i cili momentalisht aktivizohet në Danimarkë me ekipin e Sonderjyske. Ky i fundit ka spikatur me performancat e tij dhe sipas “Top Channel”, Emini me shumë mundësi do të jetë mesfushori i ri i Kombëtares shqiptare.

24-vjeçari ka luajtur më parë për Maqedoninë U20 dhe atë U21, teksa kombëtarja maqedonase A është një nga të interesuarat për të afruar në ekip mesfushorin shqiptar.

Megjithatë, duke mos luajtur në ndeshje zyrtare me Maqedoninë, kjo nxjerr në “Pole Position” FSHF-në, të cilët presin një përgjigje pozitive nga Emini.

Kujtojmë që Emini nuk do të jetë shqiptari i parë nga Maqedonia e Veriut që do të përfaqësojë Kombëtaren. Taulant Seferi, Nedim Bajrami dhe Jasir Asani janë 3 lojtarë kycc të kuqezinjve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top